Event përmbyllës i projektit “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”
20.02.2025 12:09
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor...

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të ketë paraqitje në Eventin përmbyllës të projektit: “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”.
Në manifestimin e organizuar nga Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar-GIZ, fjalim do të kenë edhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, Dame Dimitrovski nga Kabineti i kryeministrit, përgjegjës për Fondin e Gjelbër për Klimën, si dhe menaxheri i projektit në Zyrën e GIZ-it në Shkup, Mark Baret.
