Mexhiti: Nuk ka negociata për himnin, stemën

20.02.2025 13:00

Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti...

Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, mohoi negociatat për himnin dhe stemën. I pyetur nëse ka ende negociata për himnin, ai shtoi: “Diskutimi, negocimi dhe marrëveshja politike ka të bëjë me atë që është në programin e Qeverisë.”.

“Jemi këtu për të debatuar gjithçka që është në interes të shtetit, qytetarëve. Është në nivelin e bisedave. Fokusi ynë është te programi i Qeverisë, ku janë përcaktuar shtylla. Nuk ka negociata të tilla për himnin, stemën etj. Por, nuk ka as tema tabu. Po flasim. Ka një marrëveshje politike për programin e Qeverisë, ku janë të përcaktuara  shtyllat.”, - deklaroi zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.