Thellohet përçarja mes Trampit dhe Zelenskit

20.02.2025 13:24

Lufta e fjalëve filloi me komentet e bëra nga presidenti amerikan, Donald Tramp...

Lufta e fjalëve filloi me komentet e bëra nga presidenti amerikan, Donald Tramp, në një konferencë shtypi në Mar-A-Lago në Florida, kur ai fajësoi Ukrainën për luftën. “Nuk duhet ta kishe filluar kurrë. Mund të kishe bërë një marrëveshje.”,  tha ai.

Trampi nuk përmendi se presidenti rus, Vladimir Putin, mori vendimin për të pushtuar Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

Trampi mbajti një konferencë shtypi të martën, ku kritikoi Zelenskin, përsëriti disa gjëra në lidhje me konfliktin nga narrativi i përdorur nga Kremlini deri më tani dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës, transmeton gazeta online “Reporteri.net”. Zelenski, nga ana tjetër, akuzoi Trampin se iu nënshtrua “dezinformatave” ruse, duke përfshirë presidentin amerikan që fajësoi Kievin për “fillimin” e luftës dhe përsëritjen e pyetjeve të Kremlinit për legjitimitetin e kreut të shtetit ukrainas.  “Ndërkohë, ne po negociojmë me sukses një fund të luftës me Rusinë, diçka që të gjithë e pranojnë, vetëm ‘TRAMP’ dhe administrata Tramp mund ta bëjë”, shkroi Trampi në postim.

“Një diktator pa zgjedhje, më mirë të vepronte shpejt ose do të mbetet pa vendin e tij. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar burime financiare dhe armë për Ukrainën, por në një ndryshim të papritur të politikës që nga ardhja në pushtet, Trampi ka nisur negociatat me Moskën. Trampi e quajti Zelenskin  një “komedian mesatarisht të suksesshëm”, i cili “bindi Shtetet e Bashkuara të shpenzojnë 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë në të cilën nuk mund të fitojnë, e cila nuk duhej të fillonte kurrë, por një luftë që ai, pa ShBA-në dhe Trampin, nuk do të jetë kurrë në gjendje ta zgjidhë”.