Draft-raporti i Parlamentit Evropian, kërkohet heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës
Në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian....

Në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian sot diskutohet draft-raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën, në të cilin mes tjerash kërkohet heqja e masave të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të vitit 2023.
"Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përshtatjen me politikat e BE-së.”, thuhet në draft, autor i të cilit është Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Në Raport njëherit vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në BE. Nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interes edhe të Kosovës edhe të BE-së.
Në këtë draft-raport mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian dhe ftohen vendet anëtare, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë pa vonesa të reja. Njëherit shprehet mbështetje edhe për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe përshëndetje, dhe emërimi i Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm për dialog.
Në raport nënvizohet edhe shqetësimi për shkak të situatës së sigurisë. Dënohen sulmet në Banjskë dhe Iber Lepenc dhe kërkohet që kryesit e të gjitha këtyre veprave të dhunshme të nxirren para drejtësisë.
Në veçanti shprehet keqardhje pse Serbia nuk ka nxjerr para drejtësisë autorët e sulmeve në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin. (Gyltene Sinani, TVM2)
