Maqedoni
Komisioni për sistem politik miraton konkluzione për më shumë siguri në trafik
20.02.2025 15:20
Në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive...

Në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është zhvilluar vazhdimi i dytë i Debatit publik me temë: “Analiza dhe konstatimi i nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore, me qëllim të forcimit të sigurisë në komunikacion”, ku në fund të seancës janë sjellë propozim-konkluzionet, të cilat do t’u drejtohen Qeverisë, Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Agjencisë për Shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, dhe të njëjtat do të publikohen në ueb-faqen e Kuvendit.
Kryetari i Komisionit për sistem politik theksoi nevojën e domosdoshme për ndryshimin e disa predispozitave ligjore, të cilat do të sjellin më shumë siguri në komunikacion.
“Sugjerohet nevoja e funksionimit të sistemit të sigurisë dhe funksional në komunikacion me ngritjen e përgjegjësisë dhe vetëdijes të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Sugjerohet nevoja nga përforcimi i politikës ndëshkuese nëpërmjet ndryshimit dhe plotësimit të Kodit Penal. Sugjerohet që MPB-ja t’i përshpejtojë aktivitetet rreth implementimit të shpejtë dhe efikas të sistemit “Qyteti i Sigurt”. Rekomandohet të përpilohet plan aksional ndër-resorësh, më qëllim që të përforcohen aktivitetet rreth rrjetëzimit dhe shkëmbimit të informacioneve mes MPB-së me Gjykatat dhe Prokurorinë. Sugjerohet që institucionet kompetente të sigurojnë kontroll më të madh të autoshkollave dhe edukimi i instruktorëve, etj.”, - deklaroi kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ljupço Prengjov.
Në mesin e rekomandimeve tjera të cilat janë drejtuar deri tek Qeveria, janë edhe nevoja e institucioneve kompetente të sigurojnë të shtojnë kontrollin më të madh në qendrat për kontroll teknik të automjeteve.
FITIM KRYEZIU
