Maqedoni
Kontabilistët protestojnë, shtëpive konsulente t'u hiqen kompetencat
20.02.2025 15:39
"Nuk ka nënshkrim, nuk ka paqe!", porositën sot kontabilistët profesionistë gjatë protestës...

"Nuk ka nënshkrim, nuk ka paqe!", porositën sot kontabilistët profesionistë gjatë protestës së tyre para Ministrisë së Financave. Kontabilistët kërkojnë që ata që janë përkohësisht të fshirë nga regjistri të kenë të drejtën të nënshkruajnë llogaritë vjetore për vitin 2024, si dhe kërkojnë ndryshime ligjore me të cilat shtëpive konsulente do t'i hiqen ose do t'i kufizohen rreptësisht kompetencat për kontrollin e cilësisë.
“Shtëpitë konsulente kanë kontroll të plotë mbi fushën e kontabilitetit. Për momentin rreth 3.000 kontabilistëve u është hequr e drejta e nënshkrimit të pasqyrave vjetore dhe ekonomia është vënë në rrezik nga pasojat e mosdorëzimit të tyre, vetëm për faktin se ata kontabilistë nuk kanë pasur orë të mjaftueshme të trajnimit nëpër shtëpitë e konsulencës. Në fushën e kontabilistëve ka paknaqësi të madhe edhe për orët shtesë, por edhe për jocilësinë e atyre trajnimeve.”, - deklaroi përfaqësuesi i kontabilistëve.
Ministrja e financave vjen në protestë, Koçovka: Мë tregoni ku qëndron problemi
Në protestë, në mënyrë të papritur, u shfaq edhe ministrja Dimitrieska Koçovska. Ajo i ftoi kontabilistët të tregojnë se ku qëndron problemi.
"Është e qartë që ka pasur probleme nga të dyja palët. Unë tashmë kam pasur takime me disa nga përfaqësuesit e kontabilistëve dhe si rezultat i kësaj, kam premtuar se do të gjej një zgjidhje ligjore që para dy javësh. Megjithatë, procedura është e ndërlikuar. Këto janë probleme të grumbulluara për dy vjet, nuk është diçka e re.”, - theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska.
Koçovska tha se pajtohet që kontabilistët janë e vetmja fushë prej të cilëve varet evidentimi i llogarisë përfundimtare, ndërsa janë të vetmit që fitojnë licencë nga një vend tjetër.
BELINDA KOKA ADEMI
