Maqedoni
Instituti i Shëndetit Publik shënon ulje të numrit të të sëmurëve me grip
20.02.2025 15:58
Instituti për Shëndet Publik informon për rënie të numrit të të sëmurëve me grip...

Instituti për Shëndet Publik informon për rënie të numrit të të sëmurëve me grip në javën e shtatë të vitit krahasuar me javën paraprake. Numri më i madh i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore regjistrohet në Shkup, pastaj në Manastir, Kumanovë dhe Strumicë.
Grupmosha që ka prekur gripi më tepër janë fëmijët e moshës 15-vjeçare deri te ata 64 vjet, pastaj fëmijët e moshës 5 - 14 vjeç, pasuar nga qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, ndërsa më pak janë infektuar foshnjat dhe fëmijët deri në moshën e vogël katërvjeçare.
“Sipas informacioneve të fundit të regjistruar në IShP, gjatë javës së shtatë të vitit 2025 janë paraqitur 2.726 raste me grip, që është për 5.3% më pak krahasuar me javën e kaluar. Këtë javë, sikur në javën e kaluar kemi rënie në raport me javën paraprake, por në raport me javën e vitit të kaluar kemi rritje drastike të numrit, që do të thotë, këtë sezon, numri në këtë periudhë është shumë më i madh se në vitin e kaluar.”, - deklaroi drejtoresha e IShP-së, Marija Andonovska.
Nga IShP-ja vazhdojnë të përcjellin rekomandimet që të ndiqen masat për parandalim, shmangia e panevojshme e grupimeve, mbajtja e higjienës personale dhe ajrosja e ambientit ditor. Lajm i mirë është se këtë javë nga gripi nuk është regjistruar rast me pasojë humbjen e pacientit.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të sëmurëve me grip për sezonin 2024/2025 ka arritur në 14.340 pacientë, raportohen në faqen zyrtare të IShP-së.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
