Maqedoni

Ndryshimet klimatike, Mexhiti: Drejt finalizimit të propozim-ligjit

20.02.2025 16:17

Beteja me ndryshimet klimatike është ndër prioritetet e Qeverisë...

Beteja me ndryshimet klimatike është ndër prioritetet e Qeverisë, duke i dhënë peshë investimit në faktorin njeri, për të arsimuar atë për marrjen e vendimeve të qëndrueshme. Ministri i Ambientit Jetësor, Izet Mexhiti, tha se për përballje më cilësore duhet të eliminojmë shkaqet. Në këtë drejtim drejt finalizimit është propozim-ligji për veprim klimatik.
 
“Janë përfshirë edhe çështjet e arsimit për klimën dhe transferimin e teknologjive dhe i njëjti duhet të vazhdojë procedurën qeveritare për miratimin e tij edhe më pas në Kuvendin e shtetit.”, - deklaroi ministri i Ambientit Jetësor, Izet Mexhiti.
 
Limani: Të krijohen vende të gjelbra të punës
 
Vëmendje në këtë drejtim mori krijimi i vendeve të gjelbra të punës.
 
“Zhvillimin e shërbimeve sociale, me qëllim të përfshirjes së vendeve të punës klimatike, inteligjente dhe gjithëpërfshirëse dhe duke inkurajuar sipërmarrjen sociale si një element të rëndësishëm të zhvillimit të gjelbër, fushata për të rritur, ndërgjegjësimin e publikut për shkathtësi të gjelbra, në mënyrë që të inkurajojmë brezat e ardhshëm të të rinjve, që të fokusohen në profesionet e gjelbra.”, - theksoi ministri për Politika Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani.
 
Projekt për ngritjen e kapaciteteve njerëzore
 
Vlerësimet e tilla u dhanë në përmbylljen e projektit për ngritjen e kapaciteteve njerëzore për zhvillim të qëndrueshëm të vendit në bashkëpunim me Gjermaninë.
 
“Bashkëpunojmë me shumë partnerë për të siguruar mundësi për të forcuar kapacitetet institucionale dhe formimin e shoqërive, të cilat mund t’u përgjigjen ndryshimeve klimatike. Aktualisht kemi të hapura tre projekte.”, - theksoi përfaqësuesi i Fondit të Gjelbër Klimatik, Dame Dimitrov.
 
“Mbështetëm sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale. Këta sektorë u përcaktuan si sektorë kyç për zhvillim të qëndrueshëm të resursit njerëzor, të jetë i përgatitur për ndryshimet klimatike dhe efekteve ndaj infrastrukturës, punësimeve dhe jetesës.”, - u shpreh menaxheri i shoqatës gjermane “GIZ”, Mark Baret. 
 
Në drejtim të përpjekjeve për ajër më cilësor, Qeveria ka siguruar donacion prej 1 milion eurosh për pastrues të ajrit, që fillimisht do të vendosen nëpër çerdhe.
 
MERAL ISMAILI