Botë
Rama: SPAK-u po tejkalon kompetencat kushtetuese
20.02.2025 16:55
Gati 80 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kreu i Qeverisë, Edi Rama...

Gati 80 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kreu i Qeverisë, Edi Rama, thotë se strukturat e ngritura nga SPAK-u dhe prokuroritë e rretheve për të hetuar krimet elektorale, po tejkalojnë kompetencat kushtetuese.
“Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Përpjekja e përbashkët për të luftuar dhe për krimet elektorale bëhet secili në pozicionin e vet kushtetues dhe në llogoren e vet. Dalja nga këto pozicione është ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe të përfaqësuesve të tyre.”, - deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes rrjeteve sociale, Rama kërkoi që kjo metodë që e rikthen Shqipërinë në kohë të errëta të ndalet menjëherë.
“Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor, sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës, që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet. Nuk mund dot të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, nuk mund dot të cenohen të drejtat për të marrë vendime, nuk mund dot të trysnohet administrata e shtetit, punonjësit e shtetit. Nuk mund dot të paragjykohen!”, - theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Prej janarit, SPAK-u ngriti një task-forcë të kryesuar nga Altin Dumani dhe grupe pune me prokurorë dhe hetues për çdo qark në vend për të hetuar shitblerjen e votës, rolin e grupeve kriminale dhe çdo krim zgjedhor nga zyrtarët e lartë.
LULJETA NDOKA
