Maqedoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pagat e arsimtarëve do të rriten për 7%

20.02.2025 17:52

Paga e muajit mars për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme...

Paga e muajit mars për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme do të rritet për 7 për qind. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Arsimit kanë arritur marrëveshje për këtë rritje, e cila është e dyta brenda më pak se gjashtë muajve, pasi në fund të vitit të kaluar stafi arsimor pati një rritje prej 5 për qind të pagave. 
 
“Paga e marsit për të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme, e cila do të merret në prill, do të rritet për 7 për qind, pasi marrëveshja tashmë është arritur, siç dihet. Kjo është rritja e dytë e pagës dhe është në përputhje me inflacionin, prandaj konsiderohet një hap i rëndësishëm, sepse rritja e pagës do të ndihmojë mësimdhënësit të mbulojnë shpenzimet e paparashikuara.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
 
Në fazën përfundimtare janë edhe bisedimet për përshpejtimin e marrëveshjes kolektive, e cila nuk është ndryshuar që nga viti 2008.
 
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, tani janë në fazën përfundimtare të negociatave për marrëveshjet kolektive në shkollat fillore dhe të mesme. Marrëveshjet kolektive nuk janë përditësuar gati për 17-18 vite. Marrëveshja e fundit është nënshkruar në vitin 2008. Kjo në vete tregon qartë se këto marrëveshje janë çështje komplekse dhe shumë të rëndësishme për anëtarët e sindikatës dhe për mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm.”, - theksoi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov.
 
Ligji për arsim të lartë përgatitet në konsultim me të gjitha universitetet në vend, përfshirë edhe ato private, me të cilin do të gjejë një mënyrë që studentët që kanë marrë bursa shtetërore jashtë vendit të kontribuojnë pa u kthyer në atdhe.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU