Futboll

Bayern Munich përballet me Atletico M apo Bayer L

20.02.2025 19:07

Shorti për një të tetën e finales në Champions tërhiqet të premten nga ora 12:00...

Shorti për një të tetën e finales në Champions tërhiqet të premten nga ora 12:00. Por tashmë dihen dy kundërshtarët e mundshëm të Real Madridit.
 
Kampioni në fuqi do të përballet me Atletico Madridin apo Bayer Leverkusenin, që në 1/8 e finales u kualifikuan direkt. 
 
Me njërën prej këtyre dy skuadrave do të përballet Bayern Munichu.
 
PSG-ja do të luajë me Liverpoolin apo Barcelonën, ndërsa Benfica është kundërshtarja tjetër e mundshme e këtyre dy skuadrave. 
 
Borussia Dortmundi e Club Brugge do të përballen me Lillen apo Aston Villan.
 
Ndërkohë Feyenoordi dhe fituesi i ndeshjes PSV – Juventus do të përballen me Arsenalin apo Interin.