Basketboll

NBA, L.A Lejkers humbi ndeshjen e dytë resht

20.02.2025 19:09

Në ndeshjen e parë të NBA-së, pas pushimit për shkak të “All-Star”...

Në ndeshjen e parë të NBA-së, pas pushimit për shkak të “All-Star”, skuadra e Charlott Hornets  në transfertë me 100-97 e mundi Los Angeles Lakers.
 
Më i spikatur tek skuadra mysafire ishte Miles Bridges me 29 pikë, 6 kërcime dhe 5 topa të vjedhur.
 
Tek skuadra e L.A Lakers, më i spikatur ishte LeBron James me 26 pikë e 11 asistime e 7 kërcime. 
 
Charlott iu gëzua fitores së 2  në 11 ndeshjet e fundit dhe me përpjestimin 14-39, e mbajnë pozitën e 14-të në Konferencën e Lindjes, ndërsa për L.A Lakers, ishte kjo humbja e dytë rresht pas 6 fitoreve me radhë.
 
Lakers me përpjestimin 32 fitore 21 humbje e mbajnë pozitën e pestë në Konferencën e Perëndimit.