Futboll
Liga e Kampionëve, Real Madrid dhe PSG kaluan në 1/8 e finales
20.02.2025 19:11
Kampioni aktual evropian Real Madrid, ka vazhduar udhëtimin e tij drejt mbrojtjes...

Kampioni aktual evropian Real Madrid, ka vazhduar udhëtimin e tij drejt mbrojtjes së titullit të kampionit, pasi në “play-off” me rezultatin e përgjithshëm 6:3 e mundi Manchester City. Ishte kjo përballja e skuadrave të cilat kanë fituar tre titujt e fundit kampion, Reali ka triumfuar në vitin 2022 dhe 2024, ndërsa City në vitin City 2023. Ndryshe ishte kjo ndeshja e katërt në pesë sezonet e fundit në të cilat fazën e eliminimeve përballen këto dy skuadra, ndërsa “mbretërit” kanë tri fitore.
Paris Saint-Germain me lehtësi ka kaluar fazën e “play-off”, duke mundur Brest-in, me rezultatin e përgjithshëm 10-0. PSG në transfertë një javë më herët kishte triumfuar me 3-0, ndërsa mbërmjen e kaluar në “ Parkun e princërve” ishte edhe më efikas dhe fitoi ndeshjen me 7-0.
Në ndeshjen e dytë skuadra e Borussia Dormund dhe Sportingu, luajtën pa gola, kështu që “milionerët” gjerman me sukses mbrojtën rezultatin e ndeshjes së parë në Lisbonë ku kishin triumfuar me 3:0.
Skuadra e PSV Eindhoven, është e fundit që ka udhëtuar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionavë ku eliminuan Juventusin. Italinët në Torino kishin triumfuar me 2:1, ndërsa PSV-ja në ndeshjen e kthimit pas kohës shtesë triumfoi me 3-1.
Kështu Juventusi bëhet skuadra e tretë italiane që u eliminuan në play-off, pasi një ditë më parë u eliminuan Milani dhe Atalanta, ndërsa PSV dhe Feyenord janë dy skuadra holandeze që shkojnë në 1/8 e finales. Shorti për 1/8 e finales së Ligës së kampionëve do hedhet të premten në Nyon.
Rezultatet e ndeshjeve të kthimit play-off:
PSV - Juventus 3-1 (Perishiç 53, Saibari 74, Flamingo 98 / Ëeah 63), ndeshja e parë 1-2
Real Madrid - Manchester City 3-1 (Mbappe 4, 33, 61 / Gonzalez 90+2), ndeshja e parë 3-2
PSG - Brest 7-0 (Barcola 20, Kvaratshkelia 39, Vitinha 59, Doue 64, Nuno Mendes 69, Ramos 76, Mayulu 86), ndeshja e parë 3-0
Borussia (D) - Sporting 0-0, 3-0
Atalanta - Club Brugge 1-3 (Lookman 46 / Talbi 3, 27, Jutgla 45+3), ndeshja e parë 1-2
Bayern - Celtic 1-1 (Davies 90+4 / Kuehn 63), ndeshja e parë 2-1
Benfica - Monaco 3-3 (Akturkoglu 22, Pavlidis 76-11m, Kokcu 84 / Minamino 32, Ben Seghir 51, Ilenikhena 81), ndeshja e parë 1-0
Milan - Feyenoord 1-1 (Gimenez 1 / Carranza 73); ndeshja e parë 0-1