Futboll
Futbolli i vajzave, Roçi duam fitore ndaj Kosovës
20.02.2025 19:12
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll të vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll të vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj Kosovës. Ekipi është vënë nën urdhrat e stafit teknik dhe sot ka zhvilluar një seancë stërvitore në terrenin stërvitor “Petar Milloshevski” në Shkup, me fokus te aspektet teknike.
Skuadra ka reaguar pozitivisht gjatë seancës së sotme dhe stafi është i kënaqur me gjendjen e tyre. Ndërsa futbollistja Gentiana Roçi, për servisin public ka thënë se këta do përqëndrohen në lojën e tyre dhe se duan fitoren në ndeshjen e parë të grupit C6.
“Jemi të përgatitur. Shihet qartë në çdo grumbullimin futbollistet janë më cilësore. Poshtë lartë ne jemi 9 apo 10 futbolliste që luajmë jashtë. Duam që të shkojmë ndeshje pas ndeshjes, tani është përballja me Kosovën dhe duam të japim maksimumin. Së pari duhet të mbrohemi dhe më pas të sulmojmë. Duhet ti dimë pikët e tyre të dobëta dhe të mira që i ka Kosva. Ne do përqëndrohemi në lojën tonë dhe duam të fitojmë”, u shpreh futbollistja e Maqedonisë, Gentiana Roçi.
Maqedonia në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve, do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kosovës të premten, teksa FFM njofton se hyrja në stadium do të jetë falas.
Nga përballjet e edicionit të kaluar Maqedonia, ka një bilans negative me Kosovën dy ndeshje dy humbje. Në grupin C6, të këtij edicioni bën pjesë edhe Letonia, me të cilën vajzat e vendit do të përballen me 4 prill.
