Mickoski: Negociatat me BE-në s’duam të jenë histori pa fund
Kryeministri, Hristijan Mickoski...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij në manifestimin e Këshillit Atlantik në Uashington kushtuar të ardhmes së marrëdhënieve transatlantike në Ballkanin Perëndimor potencoi se populli maqedonas ka pranuar shumë poshtërime dhe marrëveshje të këqija për hir të perspektivës evropiane dhe anëtarësimit në NATO.
Mickoski deklaroi se te qytetarët e RMV-së frustrimet janë jashtëzakonisht të mëdha.
“Dëshmoj se në një kohë kur ne ishim në opozitë në 2018, na vizituan shumë njerëz nga e gjithë bota, zyrtarë të lartë të BE-së, kryeministra nga shumë vende të fuqishme të NATO-s, presidentë, anëtarë të Komisionit Evropian dhe thanë, thjesht ndryshoni emrin këtë herë, do të bëheni menjëherë anëtar i NATO-s, do të filloni negociatat me BE-në dhe do t’i përfundoni brenda një periudhe 4-5 vjeçare dhe do të bëheni pjesë e BE-së. Ato 4-5 vjet kaluan 2 vjet më parë dhe ne jemi në të njëjtën situatë si 20 vjet më parë, por ndërkohë kemi ndryshuar flamurin, monedhën, emrin dhe gjithçka.”, tha Mickoski.
Ai theksoi se tani RMV-ja ndodhet përballë një kërkese të re për ndryshimin e Kushtetutës dhe se kjo nuk garanton siguri në rrugën e integrimit evropian.
