Zelenski për Ukrainën: Ka nevojë për garanci të besueshme
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski....

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i ka përshkruar bisedimet me të dërguarin e Trampit, Keith Kellog, si “rikthim të shpresës”.
“Ne kemi nevojë për marrëveshje të forta me Amerikën, marrëveshje që vërtet do të funksionojnë. Interesat ekonomike dhe interesat e sigurisë duhet të shkojnë gjithmonë krah për krah. Dhe detajet e marrëveshjes janë të rëndësishme. Sa më mirë të hartohen detajet, aq më i mirë është rezultati.”, shton Zelenski.
Më tej, Zelenski thotë se ai diskutoi me Kellogun për vijën e frontit dhe nevojën për të liruar të gjithë të burgosurit e tyre të luftës të mbajtur në Rusi. Presidenti ukrainas shprehet se ka nevojë për një sistem të besueshëm dhe të përcaktuar mirë garancish sigurie, në mënyrë që lufta të mos kthehet në vend.
“Ne të gjithë kemi nevojë për paqe, Ukrainë, Evropë, Amerikë, të gjithë në botë. Paqja është gjithmonë një kauzë e përbashkët, veçanërisht paqen që duhet t’ua lëmë të gjithë brezave të ardhshëm.”, u shpreh presidenti i Ukrainës.
