Në rast të falimentimit të ndonjë banke ose shtepie kursimi, Emini: Fondi mbulon deri në 30 mijë euro në një bankë
21.02.2025 13:41
Kufiri aktual që e mbulon Fondi për Sigurimin e Depozitave...

“Kufiri aktual që e mbulon Fondi për Sigurimin e Depozitave arrin vlerën në 30 mijë euro në kundërvlerë të denarit. Kjo nënkupton se qytetari i cili ka 30 mijë euro në një bankë ose në një kursimore ato janë të garantuar me ligj. Direktivat e BE-së janë që secili Fond i Depozitave të arrijë deri tek vlera prej 100 mijë euro por duke e pasur parasysh situatën ekonomike dhe stabilitetin ekonomik të vendit tonë ne ende nuk jemi në atë nivel. Por është diskutuar që të rritet vlera e cila do të mbulohet nga Fondi dhe supozohet që të arrijë në 50 mijë euro.”- u shpreh mes tjerash Emini në emisionin Biznes Plus.
