6.4 miliard euro kursimet e qytetarëve, Emini: Paratë e qytetarëve janë të sigurta

21.02.2025 13:59

Në rast të falimentimit të ndonjë banke ose kursimore...

Në rast të falimentimit të ndonjë banke ose kursimore, në bazë të statistikave, Fondi i ka të siguruara 71 % të depozitave ose në kundërvlerë 4.5 miliard euro. Ajo që është interesantë është se në vitin 2024 depozitat kanë pasur rritje prej 13.8 %. Që është një indikator i mirë se qytetarët e kanë rrit besimin në sektorin bankar. Por gjithashtu edhe Fondi e ka bërë mjaftueshëm mirë punën e vet. Dhe është pranuar mirë në opinion se ka dikush që i siguron paratë e tyre”- u shpreh Behar Emini në emisionin “Biznes Plus”.