Toshkovski: Ndryshime në 5 ligje nga fusha e sigurisë

21.02.2025 14:14

MPB së bashku me ekspertët e brendshëm...

MPB së bashku me ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm në fushën e sigurisë në komunikacion dhe me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë po punojnë në përgatitjen e pakos së re ligjore për të rritur sigurinë e komunikacionit.

Në debatin e sotëm kushtuar ndryshimeve të ligjit për siguri në komunikacion, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, tha se po punohet në përgatitjen e një pakoje gjithëpërfshirëse, përmes së cilës do të ndryshohen së paku 5 ligje aktuale nga fusha e sigurisë. 

“Ekziston nevoja thelbësore për një qasje sistematike, në qoftë se dëshirojmë të implementojmë projektin për të pasur një qytet të sigurt, duke ndryshuar dhe plotësuar së paku pesë ligje aktuale. Edhe atë, ligji për siguri në rrugët shtetërore, ligji për kundërvajtje, ligji për automjete, Kodi Penal, si dhe ligji për zbatimin e sanksioneve. Këto janë ligje kryesore të cilët duhet të pësojnë ndryshime.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Qëllimi është që deri në vitin 2030 të përgjysmohet numri i aksidenteve me fatalitet  dhe lëndime në komunikacion në të gjithë botën. Jemi të informuar për numrin e madh të aksidenteve në këtë vend, i cili është mbi mesataren evropiane dhe dëshirojmë ta ndihmojmë Qeverinë ku do të ulet numri i aksidenteve.”, - theksoi përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Gregorian.

Siguria në komunikacion do të rritet edhe përmes implementimit të projektit “Safe City”, i cili është në përgatitje e sipër, shpreson Toshkovski. Për këtë rast, përveç vendosjes së kamerave fikse në tre qytete në vend, të cilët do të regjistrojnë shkeljet e pjesëmarrësve në komunikacion, po planifikohet të lëshohen në qarkullim edhe automjete të pajisura me kamera të mençura, të cilët do të regjistrojnë edhe parkimet e gabuara të automjeteve, këmbësorët dhe çiklistët, të cilët do të bëjnë shkelje të rregullave në komunikacion.

“Pjesë e implementimit të “Safe City” do të jenë edhe automjetet të pajisura me kamera të mençura. Gjatë lëvizjes në rrugë, ato do të identifikojnë të gjitha automjetet e parkuara gabimisht dhe menjëherë do të nisin procesin e gjobitjes.”, - u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Projekti “Safe City” do të vihet në funksion nga janari i vitit të ardhshëm, ndërsa gjatë periudhës para aktivizimit të tij të plotë, drejtuesit e mjeteve do t’u dërgohen njoftime për shkeljet e tyre të kryera, me qëllim të rritjes dhe ndërgjegjësimit të tyre për sigurinë në trafik. (Rexhep Qamili, TVM2)