Dumani: SPAK-u do të ndjekë krimet elektorale
Një ditë pasi kryeministri, Edi Rama...

Një ditë pasi kryeministri, Edi Rama, i kërkoi SPAK-ut të mos tejkalojë kompetencat me hetimin e partive në prag të fushatës së 11 majit, kreu i strukturës së posaçme, Altin Dumani, përsëriti qëndrimin se krimet elektorale do të jenë në vigjilencë të SPAK-ut. Sipas tij, askush që respekton ligjin, nuk duhet të ketë frikë.
Gonzato: Mbështetje për task-forcën e SPAK-ut
Task-forcën e SPAK-ut në terren për të hetuar krimet zgjedhore, e mbështeti edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Berisha, mosbesues ndaj strategjisë së Dumanit
Por, teksa në sallën ku nuk munguan përfaqësuesit politikë të të dy krahëve, shoqëria civile e diplomatët, këmbëngulej për nevojën e hetimeve zgjedhore. Sali Berisha u shfaq në selinë e tij mosbesues ndaj strategjisë së Dumanit.
“Në qoftë se vërtet SPAK-u e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë.”, - deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Sipas strategjisë së SPAK-ut për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, do të bëhet verifikimi në terren i indiceve apo fakteve për të gjitha krimet zgjedhore. (Luljeta Ndoka, TVM2)
