Manifestimi “Lëviz për shëndet” kushtuar aktivitetit fizik

07.05.2015 16:10

Aktiviteti fizik është një nga faktorët për përmirësimin e shëndetit, mirëqenies dhe për parandalimin e sëmundjeve rekomandojnë vazhdimisht punëtorët shëndetësorë...

Ndërsa për të promovuar rëndësinë e aktivitetit fizik për shëndetin, Instituti i Shëndetit Publik së bashku me Federatën e Sportit Rekreativ dhe Shtëpinë e Shëndetit në Shkup të shtunën organizuan manifestimin “Lëviz për shëndet”.

Manifestimi do të mbahet në Parkun e  Qytetit në Shkup, ku do të bëhen kontrolle preventive shëndetësore dhe këshillime falas.

“Aktiviteti fizik zvogëlon dukshëm rrezikun nga ataku në zemër dhe tru, si dhe ndihmon në kontrollimin e faktorëve të rrezikut, që ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut, kolesterolit, shfaqjen e diabetit, osteoporozës, disa llojeve të kancerit, depresionit, rritjen e peshës trupore, zvogëlon stresin, rrit energjinë, përmirëson gjumin dhe tretjen e ushqimit”- deklaroi Elena Qosevska nga Instituti për Shëndet Publik.

“Pasiviteti fizik, rritja e peshës, të ushqyerit joshëndetshëm mund të ndikojnë në shkaktimin e çrregullimeve të metabolizmit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe pikërisht me aktivitetet parandaluese përpiqemi që të ndalojmë shfaqjen e këtyre sëmundjeve ose të diagnostikuarat t’i mbajmë në gjendje të stabilizuar”- tha drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit Publik, Tatjana Baevska Vuçkoviq.

Mjekët thonë se për të arritur efekte shëndetësore aktivitetet fizike duhet praktikuar së paku 30 minuta për çdo ditë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)