Botë

Mitrovica veriore, mbyllen 4 qendra ilegale

21.02.2025 17:04

Policia e Kosovës ka mbyllur 4 qendra ilegale në veri të Mitrovicës...

Këto bastisje nisën pasi fillimisht ishin arrestuar katër zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok, një ditë para zgjedhjeve parlamentare, lidhur me veprën penale, cenim i përcaktimit të votuesve. 
 
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka deklaruar se këta zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, e cila ishte në strukturë paralele/ ilegale dyshohej se kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë, duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre, në favor të një partie të caktuar politike, e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
 
“Këta zyrtarë të qendrës për punë sociale, e cila ishte strukturë paralele/ilegale dyshohej se kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike, e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Lidhur me punën tonë hetimore ne e kemi njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga të cilët kemi kërkuar që të na lejohet kontrolli i këtyre qendrave, me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve.”, u shpreh Elshani, duke potencuar se fillimisht e kishin njoftuar për punën hetimore Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ndërsa kjo e fundit iu drejtua Gjykatës, me urdhër të së cilës nisën kontrollet në këto qendra ilegale.
 
GYLTENE SINANI