Maqedoni

Parashikimi i motit

22.02.2025 11:05

Moti sot do të jetë kryesisht me diell...

Moti sot do të jetë kryesisht me diell, i ftohtë në mëngjes me temperatura shumë të ulëta të që në të gjithë territorin e RMV-së. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura do të lëvizë nga -12°C deri në 10°C.
 
Në Shkup, mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëvizë nga -8 deri në 9°C.
 
Prej nesër do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe rritje graduale të temperaturave. Në disa zona do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Nga e hëna do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa në male dhe lartësi të larta bore.