Maqedoni
Sërish presion për ta ndryshuar kushtetutën, Mickoski: Komuniteti nga RMV mbështeti Trampin
22.02.2025 15:00
Kryeministri Hristijan Mickoski ka zgjedhur Uashingtonin për të lobuar për Integrimi e vendit në Unionin Evropian...

Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, vendi ynë bëri shumë lëshime në rrugën drejt anëtarësimit të NATO-së dhe përafrimit të procesit të BE-së, ndërsa Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde. Kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën e tij të dhënë gjatë tubimit vjetor të konservatorëve amerikan në Ushington. Mickoski duke e njoftuar publikun amerikan për monumentet dhe ngjarjet historike dhe kulturore të RMV-së tha se, RMV nuk mund të bëhet anëtare e plotë e BE-së, sepse përsëri ka presione për ta ndryshuar kushtetutën tonë.
“Nuk kemi mundësi të bëhemi anëtare e BE-së, sepse sërish kemi presion ta ndryshojmë Kushtetutën tonë. Nëse Kushtetuta nuk është çështje e brendshme e një vendi sovran, atëherë pyes veten çka është? A thua a është e drejtë kjo? Nëse dikush e kritikon fjalimin, i cili sipas mendimit tim modest ishte mjaft inspirues, duhet t’ia drejtojë gishtin vetes dhe të shohë se çfarë bën. Vlerat evropiane nuk janë bilateralizim i procesit të inkuadrimit drejt Unionit.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryeministri Mickoski foli edhe për partneritetin strategjik të SHBA-së dhe Maqedonisë, duke theksuar se vendi ynë është një prej vendeve më kontributin më të madh në NATO për kokë banori. Gjithashtu shprehu mbështetjen e plotë për politikën e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.
“Qytetarët e Maqedonisë janë tradicional, i duan familjet e veta, ndoshta jemi pak, por komuniteti maqedonas në SHBA është pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë amerikane. E di se e mbështetën presidentin Tramp gjatë zgjedhjeve, ata janë konservatorë dhe e di se do të vazhdojnë ta mbështesin presidentin Tramp. Dhe atë që do të shtoja, ndërkaq është me rëndësi, është se edhe ne u zgjodhëm si pushtet i ri me shumicë të madhe para tetë muajve.”, tha Mickoski.
Mickoski po ashtu vlerësoi se përmes vendit tonë, SHBA mund t’i konkurrojë Kinës në rajon. Vetëm përmes investimeve konkrete amerikane, e në veçanti investimeve në infrastrukturën energjetike në Maqedoni mund të arrihet balancimin e ndikimit ekonomik aziatik, tha Mickoski.
REXHEP QAMILI
