Maqedoni

Rikthehet debati për ndryshimin e simboleve, analistët: Është jashtë prioriteteve, tendecë për probleme artificiale

22.02.2025 16:00

Rikthimi i debatit politik për ndryshimin e simboleve gjykohet si i panevojshëm nga një pjesë e analistëve politik...

Kohë e gabuar, marketing politik dhe shpërqendrim i opinionit nga problemet reale. Kështu e shohin analistët politik dhe profesorët universitar, rihapjen e “kutisë së pandorës” për të ndryshuar simbolet shtetërore. 
Petar Arsovski dhe Bashkim Selmani vlerësojnë se tani për tani nuk është koha e përshtatshme për të diskutuar në këtë drejtim, pasi që si qytetarët e rëndomtë janë të mbingarkuar me çështjen ekzistenciale, ndërkohë edhe në rrafshin gjeopolitik ka zhvillime më të rëndësishme që len nën hije politikën ditore.  
 
“Sa i përket kohës për të bërë ndryshimet eventuale të stemës është termin fatkeq, pasi që Maqedonia ka më shumë prioritete tani se sa ndryshimin e stemës. Po ballafaqohemi me jo stabilitet gjithandej, jemi rrethuar me shumë ngjarje dinamike, nuk e dimë se çfarë do të ndodh me SHBA-të, Ukrainën, Kinën, Rusinë, BE dhe tjerë, dhe, në këto momente, të hapim çështje të cilët kushtimisht janë kozmetike, mendoj që mund të interpretohet si marketing politik. Mendojë se partitë kanë diçka më të mençur të ofrojë se sa të debatojnë dhe ndryshojnë stemën tani.”, u shpreh analisti politik Petar Arsovski.
 
“Ky është një defokus nga gjendja e rendë ekonomike, të krijojnë shpërqendrim dhe të krijojnë probleme artificiale, për arsyje se të gjitha këto të grumbulluara, stema dhe simbolet që i ka Kushtetua shqiptarët aspak nuk janë të kënaqur dhe nëse dikush duhet të kërkojë në këtë shtet, janë shqiptarët.”, u shpreh analisti politik Bashkim Selmani.
 
E me qenë se një pjesë e liderëve politik me vetëdëshirë i kanë hyrë debatit për të diskutuar, Arsovski dhe Selmani apelojnë që në ndryshimet e simboleve shtetërore kur do që ato të ndodhin, të përfshihen të gjitha etnitë që jetojnë në vend, e sidomos shqiptarët, të cilët janë shtetëformues dhe autoktonë.
 
“Simbolet shtetërore të RMV-së duhet t’i pasqyrojnë simbolet heraldike dhe etnike të më shumë etnive që jetojnë këtu, e në veçanti shqiptarët. Nëse shqiptarët apo maqedonasit janë të pakënaqur me flamurin, stemën dhe himnin ato duhet të ndryshojnë ku të gjithë do të jenë të lumtur. Këto çështje duhet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, dhe më pas t’ia lëmë kohës, traditës dhe kulturës të jenë të skalitura në memorien tonë kolektive.”, u shpreh Arsovski.
 
“Shqiptarët duhet të kërkojnë elementin e autoktonisë, të barazisë dhe po ashtu përbërjen e sovranitetit të shtetit, sepse kjo shumicë gjithmonë ka dominim artificial dhe çdo prekje të saj do të thotë në rikthimin e problemeve akoma më të larta në RMV. Në këtë rast janë dy tabore, tabori parë subjektet politike shqiptare nuk duhet të bien në grackën dhe detyrimisht duhet të kundërshtojnë dhe të flasin në një gjuhë.”, u shpreh Selmani.
 
Në këtë drejtim edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti kohë më parë tha se Maqedonia për momentin ka çështje shumë më të rëndësishme sesa ndryshimi i simboleve shtetërore. Ndërkohë, çështja e stemës nuk diskutohet për herë të parë, ajo u përfol edhe në vitin 2014-të nga VMRO dhe BDI, për përfshirjen e luanit në të si simbol që do të përfaqësonte edhe shqiptarët. 
 
REXHEP QAMILI