Botë
Gazë, Hamasi dorëzon gjashtë pengje
22.02.2025 16:48
Izraeli dhe Hamasi kanë nisur dorëzimin e rradhës së pengjeve...

Izraeli dhe Hamasi kanë nisur dorëzimin e rradhës së pengjeve. Gjashtë burra janë pengjet e fundit që po dorëzohen në këmbim të 600 të burgosurve palestinezë. Kjo është parashikuar në fazën e parë të marrëveshjes midis dyja palëve. Banorët e Telavivit lirimin e pengjeve e pritën duke festuar midis lotësh.
“Jemi shumë të lumtur që Tali është në shtëpi. Do të vazhdojmë së bashku deri në lirimin e pengut të fundit.”, u shpreh një banore e Tel Avivit
Një ditë më parë kur pjesëtarë të Hamasit dorëzuan një trup të pajetë të një gruaje të panjohur, nga kryqi i kuq konfirmuan identitetin. Bëhet fjalë për Shiri Bibas, nëna e dy pengjeve të vrara, të mbajtur në Gaza. Zëdhënësi I ushtrisë izraelite ka deklaruar se dy fëmijët janë vrarë disa javë pas rrëmbimit më 7 tetor të vitit 2023.
“Në kundërshtim me gënjeshtrat e Hamasit, fëmijët nuk u vranë nga sulmi ajror, por u vranë nga terroristët. Konstatimi mbështetet në analizat forenzike të bëra pas identifikimit.”, tha Daniell Hagari, zëdhënës I ushtrisë izraelite.
Hamasi ka komunikuar se në këtë fazë, javën që vjen do të dorëzojë edhe katër trupa. Më pas do të nisin bisedimet për pjesën e dytë të marrëveshjes, me çrrastë pjesëtarët e Hamasit do të lironin dhjetëra pengje, në këmbim për ndërprerjen e luftimeve dhe tërheqjen e Izraelit nga Gaza. Palestinezët shpresojnë për paqe.
“Lutem që ky armëpushim të zbatohet plotësisht. Ne nuk duam luftë, nuk duam bombardime. Ne duam paqe dhe siguri në vendin tonë të dashur.”, u shpreh një banorë i Gazës.
Nëse plani i parashikuar realizohet Hamasi do të mbante rreth 60 pengje, nga të cilët gjysma besohet të jenë gjallë.
MERALE ISMAILI
