Basketboll, Maqedonia mbetet pa Evropian
22.02.2025 17:11
Mbrëmjen e kaluar janë zhvlluar ndeshjet e xhiros së parafundit të vlefshme për eliminatoret e “Eurobasket 2026”...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për meshkuj, ka pësuar një disfatë të thellë me 84-65 dhe mbeti pa gjasa për tu kualifikuar në evropianin e ardhshëm që do mbahet në vitin 2026-të. Për të ruajtur gjasat për kualifikim në Talin, basketbollistëve më të mirë të vendit iu nevojitej një fitore me më shumë se 6 pikë diferencë. Maqedonia në pjesën e parë ishte kundërshtar I barabartë dhe kishte epërsinë 39:38 pas pushimit, por në pjesën e dytë estonezët luajtën më mbrojtje dhe në fund iu gëzuan fitores.
Të hënën në ndeshjen e fundit të këtyre eliminatoreve për “eurobasket 2026” përfaqësuesja e Maqedonisë, në kryqendër do të ballafaqohet me Poloninë dhe do jetë kjo ndeshje, pa kurfar peshe sa I përket rezultatit. Maqedonia për herë të fundit në një evropian ka luajtur para 10 viteve. Si Maqedonia ashtu edhe Kroacia kanë mbetur jashtë këtij evropiani, ndërsa 20 nga 24 vende kanë siguruar pjesëmarrjen para ndeshjeve të së hënës. (Gazetar: Safet Ademi)
