Shënoi gol por askush nuk festoi me sulmuesin

22.02.2025 17:18

Në xhiron e 26-të të Serie A ndaj Lecces, sulmuesi i Udineses, Lorenzo Lucca...

Në xhiron e 26-të të Serie A ndaj Lecces, sulmuesi i Udineses, Lorenzo Lucca shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe i solli tre pikët skuadrës së tij, por do të lutet ta harrojë më shpejtë këtë ndeshje.
 
Lucca shënoi nga penalltia në minutën e 32-të të ndeshjes dhe këtij gol i parapriu një dramë e vërtetë mes tij dhe lojtarit që i gjuan penalltitë tek Udinese, kapiteni Florian Thauvin. Sulmuesi 24-vjeçar mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, pavarësisht se u lut nga të gjithë që t’ia linte Thauvinit. Lucca e konvertoi në gol, por asnjëri nga bashkëlojtarët nuk festoi me të.