NBA, Dallasi vazhdon serinë pozitive

22.02.2025 17:34

Mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës, skuadra Dallas Mavericks ka vazhduar serinë pozitive...

Dallas Mavericks ka vazhduar serinë pozitive dhe në natën mes të premtes e të shtunës me rezultatin 111:103 e mundi New Orleans, ndërsa rolin kryesor në këtë fitore e luajti Kyrie Irving me 35 pikë. Ndeshja u vendos falë efikasitetit nga goditjet për tre pikë. Dalals ishte preciz në 16 nga 44 goditje, ndërsa New Orleans u ndal në 8 nga 27.  Krahas dominimit në reket (56-36 pikë nga reketi), skuadra udhëtuese nuk ia dli të kontrollojë efikasitetit  e goditjeve nga distance të kundërshtarëve. Tek New Orleans, më të spikatur ishin Zion Williamson me 29 pikë. McCollum  u orvat të kthejë në lojë New Orleans, por Dallasi me njëseri të goditjeve nga distanca e vendosi ndeshjen. 
 
Nga ndeshjet e tjera veçohen- Fitorja e dytë brenda 24 orëve për Cleveland, që sot triumfoi 142-106 ndaj New York, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Në Konferencën e Perëndimit komandon Oklahoma, që mundi 130-107 Utah Jazz jashtë fushe. Fitore në sekondat e fundit për Milwaukee, që mundi 104-101 Washington. Ndërsa katër lojtarë të Golden State realizuan mbi 20 pikë në fitoren 132-108 në fushën e Sacramento. (Gazetar: Safet Ademi)