Maqedoni

Kumanovë, projekt “Rrjet ndërkufitar i shkollave inkluzive”

07.05.2015 17:32

Qendra për Zhvillim pranë rajonit verilindor planor, sot në Kumanovë, organizoi një konferencë për gazetarë...

Shkas për këtë ishin aktivitetet përfundimtare dhe rezultatet e arritura nga IPA projekti i bashkëpunimit ndërkufitar me Republikën e Bullgarisë.
 
Bëhet fjalë për projektin “Të gjithë fëmijët mësojnë së bashku–Rrjet ndërkufitar i shkollave inkluzive”, në të cilin si partner paraqitet Komuna e Dupnicës, Republika e Bullgarisë. 
 
Ndryshe, në kuadër të aktiviteteve të rajonit verilindor  planor  deri tani janë realizuar një sërë projektesh ndërkufitare.
 
NEXHAT AQIFI