Kupa e botës në ski, zvicranët dominuan në lëshimin e Krans Montana

22.02.2025 17:38

Kampioni i botës në lëshim zvicrani Franjo von Allmen, ka triumfuar në garën e sotme të lëshimit e cila u zhvillua në Crans Montana...

Franjo von Allmen, ka triumfuar në garën e së shtunës në lëshim e cila në kuadër të Kupës së botës u zhvillua në Crans Montana, duke lënë pas dy bashkëpatriotët e tij Marc Odermatt dhe Alexis Monney. Von Allmen fitoi me  kohën 1:56.07.
 
Renditjen e lëshimit me 445 pikë e kryeson Odermatt, ndërsa i dyti me 372 pikë është Von Allmen, përderisa i treti Monney ka 260 pikë. Odermatt gjithashtu me 1.146 pikë kryeson edhe renditjen e përgjithshme, ndërsa i dyti është norvegjezi Henrik Kristoffersen, i cili sot nuk doli në pistë. 
 
Brignone shënon dy fitore brenda 24 orëve
 
Italiania Federica Brignone, ka dalë fituese e garës së slallomit gjigant e cila në kuadër të kupës së botës u zhvillua në Sestriere. Brignone, e cila pas rrëshqitjes së parë mbante pozitën e katër, brenda 24 oarëve ia doli të shënojë dy fitore në po të njëjtën disiplinë. Ajo triumfoi me kohën 2:08.81.
 
E dyta ishte Lara Gut-Behrami, e cila për 77 të qindtat ishte më e ndagalshme, ndërsa e treta na doli Alice Robinson nga Zelanda e Re. Në renditjen e përgjithshme e para është Brignone me 999, ndërsae dyta Gut-Behrami ka 809 pikë. (Gazetar: Safet Ademi)