Botë

Reshjet e dendura të borës përfshijnë Stambollin, anulohen fluturimet, mbyllen dhe shkollat

22.02.2025 18:49

Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Stamboll, të cilat vazhdojnë prej tre ditësh..

Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Stamboll, të cilat vazhdojnë prej tre ditësh, qarkullimi i anijeve në Bosfor është mbyllur sot në të dy drejtimet.
 
Lajmi u njoftua nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.
 
Turkish Airlines gjithashtu njoftoi se disa fluturime për dhe nga aeroporti i Stambollit, të cilat ishin planifikuar për nesër, janë anuluar për shkak të reshjeve të borës, raportojnë mediat turke.
 
Gjithashtu shkollat ​​në Stamboll do të mbyllen të hënën për shkak të ngricave.