Botë

Fushata për zgjedhjet lokale në Shqipëri, incident në Ersekë

07.05.2015 17:42

Fushata zgjedhore në Shqipëri vazhdon të shoqërohet me incidente. Teksa lideri i opozitës, Lulzim Basha, ndodhej në Ersekë për të prezantuar kandidatët...

Fushata zgjedhore në Shqipëri vazhdon të shoqërohet me incidente. Teksa lideri i opozitës, Lulzim Basha, ndodhej në Ersekë për të prezantuar kandidatët, ai është tentuar të qëllohet me një karrige, e cila në fakt ka qëlluar një tjetër person.
 
Edhe kjo ngjarje është përdorur për deklarata politike. Basha tha menjëherë pas incidentit se nuk ka gurë e as karrige që ta trembë. Ndërsa i plagosuri, Fuat Mydini, tregoi skenën e ngjarjes.
 
Në spital i plagosuri është vizituar nga kryedemokrati, Luzlim Basha.
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i demokratëve në parlament. Deputeti, Edi Paloka, tha se kjo është një ngjarje e paguar nga Rama, ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e dënoi ngjarjen dhe kërkoi shmangien e dhunës në fushatë.
 
Partia Demokratike ka reaguar duke thënë se dënon dhunën e orkestruar nga dyshja Rama-Meta.
 
LULJETA NDOKA