Maqedoni
Reformat në gjyqësi, Kërzhallovski: Vetting si në Shqipëri
23.02.2025 13:21
Kërzhallovski vlerëson se sistemit gjyqësor i nevojitet reforma të thella gjyqësore...

Sistemit gjyqësor i nevojitet reforma të thella gjyqësore nëse dëshirojmë ai të jetë funksional dhe të kthen besimin e qytetarëve në të. Kështu vlerësoi Drejtori i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Aleksandar Kërzhallovski në intervistën e tij për “Radio Europën e Lirë”, sipas të cilit, vendi ynë akoma nuk e ka zgjidhur mënyrën e qartë të reformimit, nëse do të shkojë me masa radikale për ta trazuar gjyqësorin rrënjësisht apo jo.
“Për këtë çështje ka pasur një qasje ndryshe për atë që ka rekomanduar Bashkimi Evropian edhe para zgjedhjeve në të cilin kanë qenë 40 rekomandimet që ata i dhanë për reformën në drejtësi dhe atë që VMRO-DPMNE e ka vënë në programin e tyre si prerje më radikale në gjyqësor dhe këtu qëndron dilema - sa duhet “shkurtuar”, nëse mund të shprehemi në gjuhën mjekësore, për të trajtuar plagët dhe problemet e ndryshme në gjyqësor. Ata u gjendën në një farë mospërputhjeje dhe tani, me sa shoh unë, po përpiqen t’i harmonizojnë këto dy qasje, që të mos jetë aq radikale sa ishte në Shqipëri, ku mbetën vetëm me tetë gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, pasi që 70-80 për qind e gjyqtarëve nuk e kaluan vettingun – që është qasja më radikale.”, u shpreh drejtori i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Krzhalovski.
Problemet në gjyqësor janë aq të shtresuara ndër vite, sa që çdo formë tjetër më pak radikale, për t’i zbutur reformat, nuk do të japin efektin e duhur, shton Kërzhallovski, duke aluduar se sistemit tonë gjyqësor i nevojitet vetting gjithëpërfshirës siç pati Shqipëria.
“Rekomandimet e BE-së janë më të buta, pasi që në to nuk rekomandohet vettingu, pikërisht për shkak të përvojës së pati Shqipëria pas zbatimin e tij, sepse nga njëra anë ishte një spastrim i gjyqtarëve që ishin të korruptuar ose konsideroheshin të korruptuar, ose nuk donin të hynin vetë në procesin e verifikimit, ku vetvetiu disa u tërhoqën dhe rezultoi që të mbetën me shumë pak gjyqtarë dhe kjo shkaktoi një ngërç të sistemit gjyqësor në Shqipëri. BE tani nuk rekomandon që ai eksperiment të përsëritet edhe këtu, ose të paktën jo aq radikalisht. Edhe pse për mendimit tim, vlerësojë se ndoshta dhe na duhet edhe sikur e njëjta të shkaktoj ngërç të sistemit gjyqësor tek ne.”, tha Krzhalovski.
Sa i përket debatit për stemën dhe himnin, Kërzhallovski vlerësoi se këto çështje mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë, duke i përfshirë në të, edhe diskutimin për ndryshimet kushtetuese që lidhen me integrimet në BE e që vendi duhet t’i përmbush nëse dëshiron të vazhdojë rrugëtimin evropian.
REXHEP QAMILI
