Maqedoni
Faturimi i energjisë, dalin në shesh të metat e sistemit
23.02.2025 13:49
Së shpejti pritet të shtohet kontrolli i orëmatësve të energjisë elektrike me pajisjet e sofistikuara për testim....

Së shpejti pritet të shtohet kontrolli i orëmatësve të energjisë elektrike me pajisjet e sofistikuara për testim. Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska shton trysninë ndaj Byrosë së Meteorologjisë që sa më parë të vë në funksion këto pajisje, me të cilat do të sigurohet transparencë dhe kontroll më i madh në matjen e konsumit të energjisë. Pajisjet e sofistikuara për shkak të mos azhurimit në vitet e kaluara, kanë mbetur të pashfrytëzuara.
“Bëhet fjalë për makinën – sistem me tri faza për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, e cila për më shumë se 7 vjet qëndron e pashfrytëzuar në bodrumin e Byrosë. Me vënien në përdorim të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar është, përveç verifikimit të orëmatësve, të ekzaminohet edhe saktësia e orëmatësve sipas ankesave të konsumatorëve”, thonë nga Ministria e Energjetikës.
Ankesat e qytetarëve për matje jo të drejtë janë shtuar, paralelisht edhe me kërkesat për zgjidhje. Nga ministria e energjetikës thonë se përpos faturave të personave fizik, nën mbikëqyrje do të jenë edhe kompanitë që instalojnë orëmatësit.
“Njëkohësisht, kjo do të jetë edhe një mekanizëm shtesë për kontrollin e kompanive që instalojnë dhe mirëmbajnë orëmatësit, me çka do të sigurohet drejtësi më të madhe në faturimin e rrymës së harxhuar dhe do të zvogëlojë mundësitë për parregullsi”, thuhet në kumtesën e Ministria e Energjetikës.
Nga Byroja për Metrologji kanë siguruar se shumë shpejt do të shpallet tenderi për verifikimin e funksionalitetit, instalimit dhe vënien në përdorim të pajisjes si dhe do të trajnohen punonjësit për të nis kontrolli I orëmatësve të rrymës elektrike.
MERALE ISMAILI
