Maqedoni
Paralajmërimet për punësime në administratë, LSDM: Punësimet partiake para zgjedhjeve
23.02.2025 14:14
Kanë vazhduar përplasjet në mes pozitës dhe opozitës për sa i përket deklarimeve të Zëvendës Kryeministrit Mexhiti...

Kanë vazhduar përplasjet në mes pozitës dhe opozitës për sa i përket deklarimeve të Zëvendës Kryeministrit Mexhiti për punësimin e 3000 vendeve të punës. Partia opozitare Maqedonase LSDM, kanë akuzuar se Mexhiti është duke e përgatit një aksion të fuqishëm, më i madh partiak ndaj institucioneve deri më tani me 3000 vende të reja pune partiake në administratën shtetërore.
“Njoftimi skandaloz i zëvendës kryeministrit Mexhiti ngre dyshime serioze për ekzistencën e listave tashmë të përgatitura me emrat e kuadrove partiakë “të përshtatshëm” që duhet të vendosen në sektorin publik. Është padyshim një marrëveshje politike mes VLEN-it dhe DPMNE-së, gjegjësisht Mickoskit dhe Mexhitit, për të mbushur me forcë administratën publike me njerëz të afërt me partitë në pushtet.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Sipas LSDM-së, ky është argument i mjaftueshëm që Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ta shqyrtojë këtë rast.
Micksoki: Do të punësohen persona kompetent
Por, kësaj akuze i është kundërpërgjigjur vet Mickovski, duke theksuar se punësimet do të bëhen sipas sistemit meritorë dhe jo lista partiake, por do të kenë kujdes edhe në përfaqësimin adekuat.
“Një gjë e tillë nuk ekziston, dhe nuk do të ketë derisa unë të jem Kryeministër. Do të punësohen persona kompetent, dhe cështja e listave partiake, apo etnike nuk na intereson. Por për përfaqësimin adekuat do të sjellim ligj adekuat, sepse ky ligj i cili ishte aktual, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, përshkak se badenteri është kategori kushtetuese dhe ne duhet që ta harmonizojmë legjislacionin në përputhje me kategorinë kushtetuese.”, tha kryeministri Hristijan Mickovski.
Heqja e kompetencave, Mickoski mohon pretednimet e BDI-së për Mexhitin
Numri një i Qeverisë, po ashtu ka theksuar se ai nuk është në dijeni se gjoja Zëvendës Kryeministrit të parë të Qeverisë, njëherit edhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ju kanë marrë kompetencat. Sipas Mickovskit kjo është vetëm një gënjeshtër e kulluar e Bashkimit Demokratik për Integrim.
“Jo, jo nuk ka një gjë të tillë. Dëgjoni BDI tani do të provon të merret me gjëra të tilla, dhe ju mos prisni nga BDI të dalin me ndonjë propozim brilliant për reforma në ekonomi, arsim, apo shëndetësi. Pra këtë nga BDI mos e prisni, ato do të merren me këto gjëra, pra gjuha, numrat, përqindja, kjo I intereson BDI-së. Por qëllimi jonë është që njerzit të jetojnë më mirë, si Maqedonasit, ashtu edhe shqiptarët, turqit dhe të gjitha nacionalitetet.”, tha Mickovski.
Sipas Mickovskit, marrëdhëniet në mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN janë shumë të mira, dhe se qytetarët meritojnë një shtet ku të gjithë kanë mundësi të barabarta, jo shpërndarjen e vendeve të punës sipas listave partiake.
FITIM KRYEZIU
