Botë

Gjermania voton

23.02.2025 14:35

Votuesit gjerman sot do të vendosin se kush do të udhëheqë me Gjermaninë në katër vitet e ardhshme....

Votuesit gjerman sot do të vendosin se kush do të udhëheqë me Gjermaninë në katër vitet e ardhshme. Zgjedhjet për 630 vende të deputetëve në Bundestagun gjerman, janë duke u mbajtur në kohën kur mbizotëron shqetësimi për shtangimin shumë vjeçar të ekonomisë së këtij vendi, rritjes së presionit për të shtrënguar politikat emigruese, ruajtjen e  aleancës me SHBA-të si dhe ardhmja e Ukrainës. Andaj një pjesë e madhe e gjermanëve vlerësojnë se këto zgjedhje janë historike jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për gjithë Evropën.
 
“Disa çështje dëshirojë të mbeten të paprekura, siç është kultura jonë politike dhe demokracia, por njëherit dëshirojë që disa gjëra  të reformohen, pasi që qartazi shihet se na nevojiten reforma.”, u shpreh një votues gjerman.
 
“Dëshirojmë diçka të ndryshohet, vendi ynë është në krizë, popullata është e shqetësuar. Shpresojë se do të gjinden zgjidhje për t’i qetësuar qytetarët.”, tha një votues gjerman.
 
Në këto zgjedhje sondazhet e fundit tregojnë se përparësi të partive konservatore CDU-CSU e udhëhequr nga Friderich Merz, ndërsa rënie të besimit tek socialdemokratët të ish - kancelarit Olaf Scholz. 
 
Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 59.2 milionë gjermanë, ndonëse miliona prej tyre veçse kanë votuar me postë. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ketë rëndësi të madhe për Gjermaninë, pasi ky vend do të duhet të marrë vendime të mëdha si në Gjermani, ashtu edhe në skenën botërore.
 
REXHEP QAMILI