Maqedoni
Shkarkimi i Kocevskit, Mickoski: Të martën në seancën e Qeverisë
23.02.2025 15:09
Kryeprokurori Lupço Kocevski do të shkarkohet të martën në seancën e rregullt të Qeverisë...

Kryeprokurori Lupço Kocevski do të shkarkohet të martën në seancën e rregullt të Qeverisë, përkatësisht aty pritet të miratohet propozimi i Ministrit të Drejtësisë i cili më pas do t’i dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publik. Kryeministri Mickoski thotë se ky proces po shkon paralelisht me interpelancat që janë ngritë për anëtarët e Këshillit Gjyqësor.
“Po. Është autorizuar Ministria e Drejtësisë, i cili do të ndjek procedurën dhe pasnesër kur do kemi seancën e rregullt të Qeveri, ta kalojmë. Pra thjeshtë ky proces ka filluar dhe nuk ka më kthim mbrapa. Pastaj do të vije çështja e interpelancës në Këshillin Gjyqësor. Këto dy procese janë paralele dhe nuk janë në kolizion me njëra tjetrën.”, tha kryeministr Hristijan Mickovski.
