Boks profesionist, Bivol kampion i padiskutueshëm në kategorinë gjysmë të rëndë

23.02.2025 17:13

Dmitrii Bivol ka fituar titullin e kampionit të padiskutueshëm në kategorinë gjysmë të rëndë në boksin profesionist...

Boksieri rus Bivol të shtunën mbrëma në Riad të Arabisë Saudite fitoi superpërballjen me ruso – kanadezin Artur Beterbievin dhe mori titujt e botës në versionet WBC, WBA, IBF, WBO dhe IBO. Dy nga gjyqtarët poentues vlerësuan luftën në favor të Bivolit (115:113 dhe 116:112) e njëri e vlerësoi si baras (114:114). 
 
Bivol me këtë iu revanshua Beterbievit për humbjen që ia shkaktoi në tetor të vitit të kaluar, kurishin përballur dy pa asnjë humbje. Atëbotë gjyqtarët kishin vlerësuar Beterbievin fitues me pikë. Rezultati 1:1 në fitore dhe  një luftë e tretë mes tyre është shumë e mundur. 
 
34 – vjeçari Bivol në boksin profesionist i ka 24 fitore (14 KO) e një humbje. 40 – vjeçari Beterbiev, ka pësuar humbjen e parë në karrierë karshi 21 fitoreve (20 KO). (Gazetar: Safet Ademi)