Fitorja e 100-të e Shiffrinit në Kupën e Botës
23.02.2025 17:16
Skitarja amerikane, Mikaela Shiffrin, e ka shënuar fitoren e 100-të në garat e Kupës së Botës në skijim alpin...

Ajo i është bashkuar një grupi shumë të vogël që i kanë 100 e më shumë fitore në garat e Kupës së Botës në të gjitha disiplinat e skijimit. Shiffrini të dielën e fitoi garën e sllallomit në Sestriere të Italisë. Ishte për 61 të qindtat më e shpejtë se kroatja Zrinka Lutiq. E treta ishte amerikania tjetër, Paula Moltzan, që mbeti prapa për 64 të qindtat. Lara Colturi e Shqipërisë u rendit e 13-ta. Për Shiffrinin është gara e gjashtë pas kthimit nga një lëndim i rëndë që e pësoi më 30 nëntor. Kroatja Lutiq e ka marë kryesimin e renditjes së slallomit, ndërsa renditjen e përgjithshme e kryeson italiania Federica Brignone (999), e dyta është Lara Gut-Behrami (809).
Odermat triumfoi në Krans – Montana
Skiatori më i mirë në botë për momentin Marco Odermatt, ka triumfuar në garën e Super G e cila t dielën u zhvillua në Crans-Montani. Pas tij mbetën bashkpatrioti I tij Alexis Monney dhe italiani Dominik Paris. Kampioni aktual botëror I kanë mbetur edhe dy gara, për të fituar Globin e katërt me radhë edhe pse është vetëm 27 vjeçar. Me këtë fitore të 45 në Kupën e botës, tre herë kampioni në renditjen e përgjithshme u ngjit edhe më lartë edhe atë me 500 pikë para norvegjezit Henrik Kristoffersen, që garon vetëm në slalom dhe slalom gjigand. (Gazetar: Safet Ademi)
