NBA, L.A Lejkers në transfertë e mundi Denverin, sikuse Portlandi – Sharlotin

23.02.2025 17:19

Sot në mëngjes sipas kohës sonë lokale në NBA, në program ishin pesë ndeshje...

Skuadra e Los Angeles Lakers në terren mysafir me 123:100 e mundi Denver Nagets. Në “Bol arena”, sloveni Luka Dončić  shënoi 32 pikë dhe kishte 10 kërcime, ndërsa LeBron James këtë ndeshe e përfundoi me 25 pikë. Në anën tjetër Nikola Jokić shënoi vetëm 12 pikë, 12 kërcime e 10 asistime meçrast e shënoi “triple-double” e 26-të në këtë sezonë. Megjithatë ai kishte 6 topa të humbuar nga gjithsej 20 sa i humbi skuadra e tij. Aaron Gordon  me 24 pikë ishte më i spikaturi tek Denveri. 
Skuadra e trajnerit Majkëll Meloun, pas 9 fitoreve rresht e humbi ndeshjen para tifozëve të saj dhe tani ka përpjestimin 37-20, ndërsa skuadra nga qyteti i dritave iu gëzua fitores së 34 nganisja e këtij sezoni në NBA.
 
Brooklyn Nets me koshin e shënuar me shenjën e sirenës të Nic Claxton me  105-103  e mundi Philadelphi 76ers. Portland Trail Blazersi me rezultatin e lartë 141-88  triumfoi tek Hornetsat. Ndërsa “demat” me 117:121 u mundën nga Phoenix. (Gazetar: Safet Ademi)