Botë

Ukrainë mbi 200 dronë rus, sulme në pesë rajone

23.02.2025 17:17

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia ka nisur më shumë se 200 dronë përgjatë natës në Ukrainë...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia ka nisur më shumë se 200 dronë përgjatë natës në Ukrainë – duke shënuar sulmin më të madh prej nisjes së lufës – teksa e ka dënuar atë që e ka quajtur “terror ajror” rus, dhe ka bërë thirrje për unitet mes aleatëve të Ukrainës.
 
“Çdo ditë njerëzit tanë qëndrojnë kundër këtij terrori ajror. Në prag të trevjetorit të nisjes së luftës së plotë, Rusia ka lëshuar 267 dronë sulmues kundër Ukrainës – sulmi më i madh prej kur dronët iranianë kanë nisur të godasin qytete dhe fshatra ukrainase”, ka shkruar ai në X. 
 
Forca ajrore ukrainase ka thënë përmes një deklarate se 138 dronë janë rrëzuar dhe 119 janë zhdukur prej radarëve, duke shtuar se Rusia ka nisur edhe tri raketa balistike. Për dëme është raportuar në pesë rajone të Ukrainës. 
 
Presidenti ukrainas i ka falënderuar ata që janë në krye të mbrojtjes ajrore, dhe u ka bërë thirje aleatëve të huaj që të jenë të bashkuar për të arritur “paqe të qëndrueshme”.