Botë

Dalin dy sondazhe në Gjermani, e djathta rikthehet në pushtet. E dyta renditet ekstremi i djathtë, Scholz i treti

23.02.2025 18:35

Dalin sondazhet e para pas mbylljes së kutive të votimit në Gjermani....

Dalin sondazhet e para pas mbylljes së kutive të votimit në Gjermani.
 
Friedrich Merz dhe Kristian Demokratët e tij kanë një epërsi të padiskutueshme, sipas të dyja sondazheve që kanë dalë pas mbylljes së votimit në Gjermani.
 
Ndërkohë e dyta renditet ekstremi i djathtë, ndërsa Olaf  Scholz i treti.
 
Sondazhi nga ZDF:
  • CDU – CSU – 28,5%
  • AFD – 20%
  • SPD – 16.5%
  • Gjelbrit – 12%
  • Linke – 9%
  • FDP – 5%
  • BSW – 5%
 
Sondazhi nga ARD: 
  • CDU – CSU – 29%
  • AFD – 19,5%
  • SPD – 16%
  • Gjelbrit – 13.5%
  • Linke – 8.5%
  • FDP – 4.9%
  • BSW – 4,7%
 
Exit poll-et bazohen në anketat e votuesve që sapo kanë hedhur votën e tyre në qindra qendra votimi përfaqësuese. Ato priren të jenë relativisht të sakta.