Maqedoni
Parashikimi i motit
24.02.2025 09:05
Moti sot do të jetë mesatar deri dukshëm i vranët me kushte për reshje të dobëta shiu...

Moti sot do të jetë mesatar deri dukshëm i vranët me kushte për reshje të dobëta shiu, borë të dobët në male dhe në vendet më të larta, kryesisht në viset lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 3 deri 9°C.
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit do të ketë reshje të dobëta shiu dhe bore në pjesë të luginës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
