Maqedoni

Komunikacioni në RMV po zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë kryesisht të thata

24.02.2025 09:21

Komunikacioni në rrugët shtetërore po vazhdon pa ndërprerje, në rrugë kryesisht të thata

Në autostradën A1, pjesa Demir Kapi - Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit të Tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për trafikun dhe trafiku ridrejtohet plotësisht në tubin e tunelit të djathtë me trafik të dyanshëm.
 
Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po vazhdon pa ndërprerje, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.