Maqedoni
Projektligji për kontabilistët sot para deputetëve
24.02.2025 09:37
Në kuadër të seancës së 35-të ndër pikat e rendit të ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kryerje të punëve kontabiliste....

Në kuadër të seancës së 35-të ndër pikat e rendit të ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kryerje të punëve kontabiliste. Propozim-ligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa do t’u mundësojë kontabilistëve të cilët janë të dënuar në aspektin disiplinor dhe janë hequr përkohësisht nga regjistrat, t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore dhe/ose raportet financiare për vitin 2024.
Sipas Ligjit aktual të Kontabilitetit, kontabilistëve dhe kontabilistëve të certifikuar kërkohet të ndjekin trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional për të përmirësuar njohuritë e tyre. Kontabilistët duhet të kenë gjithsej 90 orë trajnim, dhe kontabilistët e certifikuar 120 orë trajnim. Për shkak të mosrespektimit të këtyre dispozitave ligjore, Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Miratuar (ISOS) deri më 15 janar 2025 ka nxjerrë rreth 3300 vendime me të cilat janë vendosur masa disiplinore të “fshirjes së përkohshme” të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar nga regjistrat përkatës për një periudhë njëvjeçare.
Në rend të ditës janë edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për infrastrukturën kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, Propozim-ligji për plotësimin Kodit Penal, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minierale, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Deputetët do të debatojnë edhe për kërkesën për interpretim autentik të nenit 20-a paragrafit (4) të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, të parashtruar nga deputetët Blerim Bexheti, Skender Rexhepi, Diana Toska, Bejxhan Iljas, Sali Murati, Ismail Jahoski, Ilir Hasani, Sadulla Duraki, Rina Ajdari, Talat Xhaferi, Elmi Aziri dhe Musa Xhaferi.
