Maqedoni

VLEN: Është koha që BDI të bëjë veting të vërtetë

24.02.2025 11:11

Nga koalicioni VLEN reaguan ndaj deklaratave të BDI-së për korrupsion në Ministrinë e Mjedisit....

Nga koalicioni VLEN reaguan ndaj deklaratave të BDI-së për korrupsion në Ministrinë e Mjedisit. Nga kjo parti thonë se BDI-ja vazhdon të përpiqet ta mashtrojë opinionin me premtimet e tyre të rreme për “pastrim të brendshëm”.

“BDI në vetingun e saj le të verifikojë se kush e shpëtoi Bujar Osmanin nga ndëshkimi gjyqësor. Lënda e ngritur nga PSP kundër tij përfundoi në mënyrë misterioze pa proces gjyqësor! Kush ishin ata që e mbrojtën dhe pse institucionet heshtin? Kush e ndihmoi të shpëtojë nga akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të funksionit? Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua në një qendër korrupsioni, ku u dhanë tenderë miliona eurosh për firma të afërta me BDI-në. Firmat e kolegëve të tij partiakë morën tenderë me shuma milionëshe për ngjarje që zgjatën vetëm një ose dy ditë. Është e rëndësishme që BDI të zbulojë se ku përfunduan ato para. BDI në vetingun e saj le të verifikojë nëse Bujar Osmani ishte ministër apo thjesht një hije dhe nëse BDI dëshiron me të vërtetë pastrim. Le të fillojë nga figurat më të mëdha korruptive! Populli nuk u beson më premtimeve tuaja të rreme.”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.