Maqedoni

BDI: Thellohet korrupsioni në Ministrinë e Mjedisit

24.02.2025 11:25

Nga BDI sot thonë se kanë denoncuar edhe njëherë skandalin e rëndë të korrupsionit në Ministrinë e Mjedisit...

Nga BDI sot thonë se kanë denoncuar edhe njëherë skandalin e rëndë të korrupsionit në Ministrinë e Mjedisit, ku pas një kontrolli të Inspektoratit për Administratë është konfirmuar keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e ministrit, Izet Mexhiti dhe kabinetit të tij.
 
“Burime të besueshme nga brenda Ministrisë së Mjedisit raportojnë se shefi i kabinetit të Mexhitit ka qenë figura kyçe në skemën e kushtëzimeve dhe ryshfeteve, duke ushtruar presion ndaj kompanive dhe qytetarëve për çdo shërbim administrativ. Nga licencat dhe lejet mjedisore deri te procedurat e zakonshme burokratike, asgjë nuk kalonte pa miratimin e tij dhe skemave korruptive të drejtuara nga kabineti i Mexhitit. BDI kërkon nga institucionet hetimore që të zgjerojnë hetimet jo vetëm ndaj Mexhitit, por edhe ndaj personave kyç në kabinetin e tij, përfshirë shefin e tij të kabinetit, i cili për muaj me radhë ka drejtuar një sistem të mirëorganizuar të shantazhit dhe korrupsionit brenda Ministrisë së Mjedisit.”, thonë nga BDI.