Maqedoni

Ganiu: Do të realizohen mbi 25 projekte brenda vitit

24.02.2025 11:41

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu, paralajmëron mbi 25 projekte për komunën e Çairit...

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu, paralajmëron mbi 25 projekte për komunën e Çairit, të cilat premton se do të realizohen brenda këtij viti. Ganiu shtoi se ndonjëri prej projekteve mund të anulohet për shkak se, sipas formulës për ndihmë të Qeverisë ndaj komunave, Çairit i takojnë 9 milionë euro, ndërsa komuna ka projekte për 10 milionë euro.

“Janë mbi 25 projekte dhe neve sipas asaj formule na takojnë afër 9 milionë euro, ne kemi projekte për 10 milionë euro, ndoshta ndonjë prej atyre projekteve duhet të bie, ose në qoftë se ka gatishmëri nga qeveria, diku tjetër mungojnë projekte dhe nuk mund t’i japin të gjitha mjetet, atëherë të kemi mundësi dmth që të gjitha projektet të miratohen nga Кomuna e Çairit dhe në të ardhmen ti realizojmë.”, u shpreh Ganiu.