Botë

Gjermani: Merz shpall fitoren, Sholc pranon disfatën

24.02.2025 11:57

Kandidati për kancelar i unionit CDU/CSU, Fridrih Merz, dëshiron ta formojë Qeverinë e re...

Kandidati për kancelar i unionit CDU/CSU, Fridrih Merz, dëshiron ta formojë Qeverinë e re federale gjermane deri në festën e Pashkëve.
 
“Gjermania ka që prej muajit nëntor që drejtohet nga një qeveri pa shumicë parlamentare.”, tha Merz, duke iu referuar shpërbërjes së koalicionit qeveritar pas largimit të partisë FDP. 
 
Kancelari Olaf Sholc nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie federale të udhëhequr nga CDU/CSU. Po ashtu ai tha se nuk do të jetë as pjesë e grupit negociator të bisedimeve për koalicionin.
 
“Nëse do të ketë ka bisedime mes SPD-së dhe Unionit, unë nuk do të jem negociator i SPD-së.”, tha Sholc.
 
Kryetari i partisë liberale FDP, Kristian Lindner, tha se tërhiqet nga politika pas rezultatit katastrofik të kësaj partie ne zgjedhje. Lindner shkroi në Platformën X: “Zgjedhjet federale sollën një disfatë për FDP-në, por shpresojmë një fillim të ri për Gjermaninë.
 
Ndërkohë presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, i përshëndeti rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. 
 
Ngjashëm me Shtetet e Bashkuara, popullit të Gjermanisë i ka ardhur në majë të hundës me agjendën e pakuptimtë, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite.”, shkroi Trampi në platformën e tij. “Kjo është një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë.”, shkroi Trampi në rrjetet sociale.